Dy emra të rinj në Superiore, i shton Laçi

Laçi po kalon një moment jo të mirë, por pavarësisht kësaj u jep një dorë të rinjve dhe në ndeshjen e fundit me Kukësit dy elementë të rinj kanë debutuar në Kategorinë Superiores. Njëri është Elvi Berisha, ish-lojtari i Tiranës që dje ishte titullar, dhe tjetri Fatmir Prenga që e zëvendësoi.

Anësori 19-vjeçar këtë verë la spanjollët e Leganes dhe u kthye në Shqipëri. Ai ka qenë pjesë e moshave të Tiranës dhe me bardheblutë luajti verën e vitit 2017 edhe në në kupat e Europës. Më pas u transferua në Spanjë.

Në mars të vitit 2016 ai u grumbullua për herë të parë nga Tirana në një ndeshje që kryeqytetasit e humbën me Vllazninë 3-1 në Shkodër. I riu qëndroi në stol. Te Laçi, pas katër ndeshjesh i grumbulluar, i ka ardhur momenti të luajë. 82 minuta në fushë.

Në vend të tij u fut një tjetër debutues, Fatmir Prengaj, i cili në maj të vitit 2019 mbush 18 vjeç. Luan si sulmues dhe ka spikatur një vit më parë me paratërinjtë e Laçit. Është grumbulluar disa herë me ekipin e parë sivjet, por aktivizohet zakonisht me ekipin U19.

Dje pati mundësinë të debutonte në Superiore. Stërvitet me ekipin e parë dhe Laçi e konsideron si një element me perspektivë. Deri në fund të sezonit me shumë mundësi do të ketë sërish minuta dhe kjo i shërben shumë Prengajt të rritet si lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online