Dy emra për pasardhësin e Murinjos, Junajtid i fiksuar me italianët

0

Posti i Zhoze Murinjos mbetet gjithmonë në rrezik dhe klubi po mendon për zëvendësuesit e portugezit. Rezultate aspak pozitive, grindje me lojtarë të ndryshëm, polemika pafund me mediat dhe çdokënd tjetër.

Drejtuesit e Junajtid janë lodhur me këtë situatë dhe po shohin për alternativat e duhura. Siç citojnë mediat angleze, dy janë kandidatët kryesorë për stolin e “Djajve të Kuq” në sezonin e ardhshëm: Antonio Konte dhe Maks Alegri.

I pari shkëputi marrëdhënien me Çelsin dhe është i lirë, por emri i tij shihet afër stolit të Real Madrid. Vështirë do të jetë për të mbërritur dhe te trajneri i Juventusit, i cili po bën mirë me bardhezinjtë dhe dëshiron të fitojë Champions-in, pas dy finaleve të humbura. Mbi të gjitha, Alegri ka refuzuar më parë ofertat e Arsenalit dhe Çelsit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.