Dy alternativa për mbrojtjen e Milanit, vendos… Mauricio Sarri

Shitja e Andre Silvës te Monako (30 milionë euro) i ka siguruar Milanit pjesën më të madhe të parave për blerjen e Angel Korreas. 24-vjeçari argjentinas pritet të zbarkojë shumë shpejt në Milano, ndërsa në arkat e Atletiko Madrid do të përfundojnë 45 milionë euro.

Akordi është arritur dhe kuqezinjtë kanë hedhur sytë drejt objektivit të radhës. Korrea pritet të formojë një repart ofensiv fantastik me Piatek dhe Paketën. Tani synohet përforcimi i mbrojtjes.

Objektivi i Milanit është pjesë e Juventusit. Merih Demiral pëlqehet shumë. Bardhezinjtë sapo e kanë blerë turkun nga Sasuolo, por hapësirat e pakta mund të huazojnë atë drejt Milanit.

“Djalli” preferon 21-vjeçarin në rolin e qendërmbrojtësit. Nëse nuk gjendet akordi, atëherë Milani do të kënaqej edhe me Daniele Ruganin. Njëri prej tyre pritet të largohet nga “Zonja” dhe Maldini është gati ta veshë kuqezi. Fjala e fundit i takon Mauricio Sarrit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *