Një ndër të preferuarit e tifozëve, Konte jep urdhër ta shesin

Antonio Konte pret përforcime dhe në të njëjtën kohë i ka dorëzuar drejtuesve të klubit një listë të lojtarëve që duhet të largohen. Emrat e Mauro Ikardit, Raxha Naingolan dhe Ivan Perishiç ndodhen në krye të listës, por ka edhe surpriza.

Gazzetta dello Sport raporton se me valixhe gati është edhe një ndër të preferuarit e tifozëve: Mateo Politano. 25-vjeçari erdhi verën e kaluar nga Sasuolo dhe sezoni i tij ishte pozitiv. Shtatshkurtri zhvilloi lojëra të mira në krah, por për Konten nuk mjafton.

Trajneri leçez i ka kërkuar drejtuesve ta përfshijnë Politanon në operacion e veshjes së Edin Xhekos zikaltër, por Roma kërkon vetëm para të thata. Politano është në merkato. Shkon apo nuk shkon te Roma, Interi shpreson që të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online