Një vit pasi u largua, Iniesta mirëpret Barçën me një letër ku tregon gjithçka

Të gjithë ne para një viti përjetuam një moment që do donim të mos ndodhte kurrë, largimin e Andres Iniestës nga Barcelona. Mesfushori prej një sezoni është pjesë e Visel Kobe në Japoni. Tani është pikërisht momenti për t’u ndeshur kundër skuadrës që ai i kushtoi karrierën dhe ajo i dha gjithçka, Barçës.
Barcelona po udhëton për në Azi, ku do të zhvillojë dy ndeshje mes Visel Kobe dhe Celsit. Iniesta i mirëpret katalanasit në Kobe, qytetin që është shtëpia e tij dhe po qëndron bashkë me familjen. Iniesta ka zgjedhur të shkruajë një letër, ku i shpjegon të gjitha. Jetën në Japoni, situatën e futbollit atje dhe emocionet e ribashkimit me Barçën:

“Më 22 korrik mbushet një vit që nga debutimi im me fanellën e Visel Kobe. Tashmë një vit, dhe një vit shumë intensiv në të gjitha aspektet. Viti im i parë si ish-lojtar i Barçës dhe viti im i parë në një vend si Japonia, që është kaq i ndryshëm nga Spanja.

“E kam thënë kaq shumë herë, dëshiroja të vazhdoja të luaja në Barcelonë për gjithë karrierën time, bashkë me të gjithë miqtë që kam në dhomën e veshjes, në një stadium madhështorSi ‘Camp Nou’, duke përjetuar dashurinë tifozëve dhe luajtur në gara të mëdha si La Liga dhe Champions League. Por ka momente në jetë, ku duhet të marrësh vendime. E kam bërë këtë dy herë, një në kur isha 12-vjeç, me mbështetjen e familjes sime, kur u largova nga Fuentealbilla për të shkuar në La Masia. E bëra përsëri një vit më parë, me mbështetjen e familjes sime të zgjeruar edhe një herë. Kam ardhur në Japoni për të vazhduar të shijoj futbollin dhe kjo është ajo që po bëj sepse është po më pëlqen më së shumti.”
“Sa i përket rezultateve, ata nuk janë aq të mira, por përvoja është shumë interesante. Futbolli japonez është shumë konkurrues dhe, megjithëse nuk duket ashtu, tifozët janë shumë të pasionuar. Atmosfera në stadiume është me të vërtetë e mahnitshme. Ju do ta shihni kur të luajmë kundër Barçës më 27 korrik në Kobe, sepse stadiumi ‘Noevir’ me siguri do të jetë i mbushur. Jam gjithmonë i befasuar nga dashuria që të gjithë tifozët më japin kudo që shkojmë, pasi ata janë shumë mirënjohës dhe të respektueshëm.”

“Sa për jetën në Kobe, familja ime dhe unë jemi të kënaqur. Në fillim është gjithmonë e vështirë, për shkak të gjuhës, zakoneve dhe ushqimit, por fëmijët u përshtatën shpejt, dhe gruaja dhe gjithashtu. Prova është se ne e kemi zgjeruar familjen me Romeon, i cili do të jetojë vitet e para të jetës së tij në Japoni. Jemi shumë të lumtur që jemi një familje prej gjashtë vetash.”

“Është interesante që, një vit pasi kam ardhur këtu, Barça po viziton qytetin tim. Pa dyshim, kjo do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për të gjithë. Do të jetë e çuditshme që të kem Busin, Zhordi Albën dhe Rakitiç si kundërshtarë, do të jetë e çuditshme të luaj kundër ekipit të jetës sime dhe do të jetë një ditë shumë emocionuese për mua. Shpresoj që të gjithë të kënaqemi dhe se tifozët e Visel Kobe të argëtohen, duke parë një ndeshje të mrekullueshme”, shkruan Iniesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online