Shqipëria e mbyll me fitore, Kosova befason Zvicrën

Shqipëria e 17-vjeçarëve ka fituar kundër Azerbajxhanit, teksa i është falur një penalltie të kthyer në gol nga Mitaj në fundin e pjesës së parë. Kuqezinjtë e kanë mbyllur kështu në vendin e parafundit në grup, pasi i kishin humbur dy ndeshjet e para.

Republika Çeke na mposhti 6-0, ndërkohë që në ndeshjen e dytë ishte Norvegjia që triumfoi 3-1 ndaj kuqezinjve. Sa i takon ndeshjes së sotme, Azerbajxhani nga minuta e 34-të luajti me një lojtar më pak dhe kombëtarja e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç nuk arriti të shënojë më shumë se një gol. Në fund ka pasu edhe dy kartonë të kuq të tjerë për futbollistët e Azerbajxhanit.

Ndryshe nga Shqipëria U17, Kosova po bën më mirë. Ata kanë reaguar pas humbjes 2-1 me Zvicrën, teksa kanë arritur të mposhtin sot Zvicrën. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga Zumberi në minutën e 63-të për t’i dhënë fitoren dardanëve.

Kosova U17 është ngjitur në vendin e dytë në grup dhe ndeshja e radhës me Qipron (renditet e fundit me 1 pikë) do të vendosë se kush do të kalojë më tej. Grupi kryesohet nga Skocia me katër pikë dhe Kosovës mund t’i bëjë edhe një pikë punë në ndeshjen e  fundit, nëse britanikët triumfojnë me Zvicrën.

KUALIFIKUESET – EURO U17

Shqipëri Azerbajxhan 1-0
Shënues: Mitaj 45’ (pen.)

Zvicër-Kosovë 0-1
Shënues: Zumberi 63’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online