Replikat kanë qenë të shumta mes Erjon Braçes dhe Armand Dukës. Deputeti socialist nuk i ka kursyer shpesh herë kritikat ndaj kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që tanimë do të ketë një betejë ligjore.
Sipas asaj që shkuan faqja zyrtare në “Facebook” e emisionit “Procesi Sportiv”, që transmetohet në “Top Channel”, Duka e ka paditur Braçen dhe akuza është për shpifje dhe dëmtim të imazhit. Tanimë mbetet të shihet se çfarë do të vendosë gjykata.
Më parë në Gjykatë ka përfunduar ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili është akuzuar për shkaktim dëmi nga trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi. Tanimë nën akuzë përfundon deputeti Braçe.