Presidenti i Federatës Shqiptare së Futbollit, Armand Duka, është shfaqur sot në ekranin e Supersport, duke folur në “Zona Gol” në lidhje me zhvillimet e fundit rreth kombëtares, humbjes në Skoci dhe presionit të madh mediatik mbi trajnerin Kristian Panuçi.
Në lidhje me deklaratën që ka konfirmuar trajnerin: “Nuk kam bërë ndonjë reagim, por kam dhënë një mendim timin, rreth asaj që dikush e ndërtoi si një situatë. Panuçi nuk del në konferencë për të dhënë kafe, por për t’u përgjigjur dhe unë nuk di që të mos e ketë bërë diçka të tillë. Donim shumë ta fitonim atë ndeshje, edhe ai vetë do donte si çdo futbollit. I tillë është futbolli. Kemi humbur një ndeshje dhe nuk duhet ta trajtojmë si tragjedi. Edhe kur e fitoni nuk mund ta cilësosh finale. Duhet analizuar dhe dalluar problemet. Analizat bëhen dhe kur fitohet. Edhe në fitoren me Izraelin kishte probleme. Rezultati i vë kapak. Nuk duhet dramatizuar. Ishte mendimi im, është një lojë kolektive. Nuk jam i kënaqur për humbjen, por nuk mund ta dramatizoj. Kërkoj dhe nga opinion në përgjithësi, pasi edhe presioni dhe kërkesa është e madhe. Ne kërkojmë nga ata, pasi vetë ata e kanë rritur standardin”.
Shifrat e Panuçit: “Nuk janë shifrat e Panuçit, por të Kombëtares. Nuk janë rezultate e Panuçit, as të De Biazit dhe as të Dukës. Nuk më kënaqin rezultatin. Asnjë humbje nuk më kënaq. Do doja fitore dhe në Skoci. Nuk jemi Italia që nuk ka shkuar në Botëror, por kemi humbur në Skoci. Kundërshtari ka lojtarë që luajnë në Premier League dhe kanë qenë shumë herë pjesë e Kupës së Botës. Nuk thashë që Panuçi është i pagabueshëm dhe lojtarët nuk kanë gjë për të korrigjuar. Më duket se është i orkestruar ky shigjetim ndaj Panuçit”.
Atmosfera në ekip: “Këtë po tentoj të ndryshoj dhe unë. E konsideroj si një faktor shumë të rëndësishëm atmosferën. Këtë gjë duhet të bëjë një president federate, të rregullojë çdo lloj komponenti. Kam kritikuar edhe Panuçin dhe zyrën e shtypit në lidhje me mënyrën se si duhet ta informojmë publikun. I vetmi futbollist që nuk është thirrur në Zvicër ka qenë Agolli, të tjerët nuk kanë qenë të disponueshëm, ose për dëmtimin ose datat nuk ishin të lira nga FIFA dhe klubet nuk i lëshonin lojtarët e tyre. Kishte dëmtime dhe në grumbullim, u dëmtua dhe Lilaj e më pas u aktivizua Ajeti si mesfushor. Ka bërë disa gjëra të detyruara. Unë e respektoj Agollin, si të gjithë ata që punojnë në FSHF, për atë që kanë dhënë. Trajneri i ka thënë që do provojë për ta zëvendësuar dhe kur të jetë nevoja do ta thërrasë. Në shtator e ftoi. Në Elbasan të gjithë menduan se ishte zgjedhje e drejtë aktivimi i Binakut. Nëse nuk do të funksiononte do të aktivizonte një tjetër. Nuk është e vërtetë që nuk ka klimë. Nuk e kam dëgjuar dhe nuk është e vërtetë. Publiku duhet të informohet më mirë, pasi është detyrë e trajnerit dhe zyrës së shtypit që ta bëjë këtë gjë. Nuk e di se pse nuk ka marrëdhënie të mirë me gazetarët siç thoni. Ne nuk jemi në momentin më të mirë të mundshëm, por nuk mund të thuhet se kjo ka ardhur ngaqë nuk janë ftuar në ekip disa lojtarë”.
Deklaratat e Hysajt dhe Memushajt? “Ndryshimi që bëri me Skocinë ishte i njëjti që bëri në Izrael, çka funksionoi, por në Skoci nuk ndodhi kjo gjë. Ishte e njëjta lëvizje”.
A jeni penduar që keni zgjedhur Panuçin? “I kam kërkuar kohë publikut që të mos ushtrojë presion ndaj një njeriu apo ndaj një skuadre. Nuk kemi thënë bëmë mirë apo keq, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi pasur trajnerë të ndryshëm të huaj, të cilët kanë pasur të mirat dhe të këqijat e veta dhe do i gjenim 1000 gabime dhe 1000 të mira. Trajneri aktual nuk ka kaq shumë kohë sa për ta vënë kaq shumë në presion. Edhe vetë çdo trajner pasi mbaron loja, edhe pse e ka vendosur vetë ekipin në fushë dhe ka pasur vendimmarrje të plotë, sheh që mund të ketë probleme”.
Sa i shqetësuar është presidenti? “Nuk mund të flas për anën e skemave. Për asnjë ekip nuk mund të thuhet se mund të luhet me një skemë të caktuar. Skuadra ndërtohet në bazë edhe të kundërshtarit që ke përballë dhe skuadrës që ke në dispozicion. Nuk mund të luash me 4-4-2 në çdo ndeshje. Dy trajnerët kroatë që kemi pasur, Kuzhe dhe Bariç dyshonin shumë skemat gjatë 90-minutëshit dhe kjo më pëlqente. I përshtateshim realiteti dhe kundërshtarit. Nëse skemat që ai ndryshon a janë apo jo të suksesshme është një diskutim tjetër”.
Klima jo e mirë? “Futbollisti mund të jetë i pakënaqur dhe pse nuk luan. Një futbollist i diskuton me dikë nuk do të thotë se ka një problem në skuadër”.
Agolli kapiten vetëm një konferenca? “Do doja të ishte dhe një herë 25 vjeç dhe të kontribuonte dhe një herë për ekipin. Unë do doja të luante gjithnjë”.
Raportet jo të mira mes lojtarëve dhe trajnerit: “Nuk janë të vërteta lajmet që nuk ka raporte të mira mes lojtarëve dhe trajnerëve. Nëse një futbollist që flet kështu, duhet të dijë që problemet duhet t’i zgjidhë brenda skuadrës dhe nuk besoj të jetë e vërtetë, nëse do të dëgjoja diçka të tillë do tentoja që të riktheja harmonin. Nëse nuk do të rikthehej do të operoja me ndryshime. Lojtarët dhe mund të debatojnë, por kjo nuk duhet të dalë në media”.
Mbështetja ndaj trajnerëve: “Dua t’i mbështes trajnerët për të arritur rezultatin. U kam dhënë shanin që të ecin para bashkë me ekipin. Nuk mund të gjykosh Bogdanin me 3 ndeshje zyrtare. Nuk mund të thuash se duhet të zëvendësojmë një ish-lojtar të Kombëtares me tre ndeshje. Nuk ka pasur paraqitje të dobëta. Duhet të presim ndeshjet zyrtare “.
Biletat: “Do doja që dhe tifozët të vinin pa bileta, por të vetmet të ardhura janë nga bileta dhe të ardhurat mga e drejta televizive. Do doja që t’i hiqja, kemi tentuar që të bëjmë ndryshime në disa raste, nuk kemi vepruar në varësi të gjendjes së skuadrës. Është një kontribut i të gjithëve, vetëm për të ardhur ajo skuadër në Shqipëri shkon në 100 mijë euro, që nuk bëhen me biletat”.
Çfarë ndodh me Panuçin nëse nuk i fiton dy ndeshjet e radhës? “Dua të mendoj pozitiv, uroj të fitojmë dy ndeshjet e radhës. Ne synojmë që të dalim të parët në grup. Dëshira dhe objektivat janë gjëra të ndryshme. Do ishte fatale që dikush të thoshte nuk do fitojmë”.
“Pse vendosa të marr Panuçin? Erdhëm pas një suksesi të madh dhe kishte eufori. Skuadra kishte nevojë për një emër apo staturë apo autoritet që mund ta menaxhojë apo ta drejtojë. Ishte emër i madh i futbollit të luajtur dhe mendova se mund ta drejtojë pas atij suksesi. Nëse do të kisha një Panuç tjetër me të njëjtën karrierë si futbollist, por dhe me nja 20 vite eksperiencë do ta merrja, edhe pse nuk kam mundësi dhe buxhet për ta marrë”.
Paralelizmi me De Biazin: “Edhe me De Biazin kemi pasur një situata të tillë në dy vitet e para, ndërsa më pas situata ndryshoi”.
Panuçi ka hedhur në gjyq ish-presidentin Nishani: “Flasim për ish-presidentin tim dhe nuk do më vinte mirë që të akuzohej nga dikush. Nuk më ka pëlqyer ajo deklaratë. Nuk kemi të drejtë t’i themi dikujt sharlatan. Nuk do ja lejoja vetes që t’i thosha dikujt tjetër sharlatan. Ish-presidenti është një institucion dhe nuk është një tifoz i thjeshtë. Nuk do isha dakord që të akuzoja ish-presidentin tim”.
Një grup lojtarësh kanë dashur që të vijnë të flasin me ju, a jeni në dijeni për këtë situatë? “Nuk kam dijeni dhe do më vinte keq nëse do kishin thënë këtë gjë. Ekipi Kombëtar nuk ka senator, pavarësisht nga mosha dhe janë të barabartë për aq sa japin. Kanë dhënë shumë dhe jam i kënaqur nga kontributi i tyre”.
Trajneri nuk e ka një lider, kemi 5 kapitenë: “Mund të jetë një fazë kalimtare, por vetë trajneri së bashku me lojtarët kanë vendosur se lojtari me më shumë ndeshje në fushë të mbajë shiritin. Ai shiriti nuk të bën dhe as nuk ta heq të qenurit lider. Është e drejta e trajnerit, e parashikuar në kontratë. Nëse do isha unë trajner do të bëja Agollin gjithnjë”.
“Nuk jam i bindur se lojtarët nuk e kanë bërë 100% sepse kanë gabuar. Kjo është lojë dhe gabohet. A ka aq shumë gabime sa ta dëmtojë të qenurit trajner? Unë mendoj që jo. Nuk i ngjan edicioni edicionit. Kemi bërë paraqitje të mirë dhe në të shkuarën me skuadra të mëdha, por jemi mundur dhe me skuadra më inferiore. Ne nuk jemi në momentin më të mirë të mundshëm të viteve të fundit. Uroj që situata të ndryshojë. Kishim lojtarë pa shumë minuta dhe që nuk ishin stabilizuar. Tani, edhe sot janë aktivizuar dhe uroj që të jemi më mirë në të ardhmen”.
Ndeshja me Skocinë: “Nuk mund të futem dhe të analizoj lojtarët në mënyrë individuale. Nuk them se nuk gabuan, pasi nuk do të kishim pësuar. Nuk mendoj se futbollistë e aktivizuar nuk e meritonin të aktivizoheshin”.
Raportet me Panuçin: “Nuk kam raporte me Panuçin, e kam trajner, kam raporte institucionale me të, janë tjetër gjë raportet njerëzore. Nëse nuk do të ishim respektuar nuk do të vijonim me kontratën”.
Mbrojtja e trajnerit: “Duhet të ndihmoj ekipin kombëtar. Dua të menaxhoj situatën dhe të zbutet klima”.
Komentet: “Të drejtë kanë të japin mendimin e tyre gazetarët, specialistët dhe tifozët. Nga ana teknike dhe sportive duhet të flasin ata që janë specialistë futbolli”.
Është ndjerë fakti që Kosova ka Kombëtare më vete: “Do të kishim më shumë alternativa nëse do të ishim vetëm ne, tani kemi dy skuadra. Janë disa kualitete që po bëjnë shumë mirë atje do të ishin alternativa për ne. Jemi dobësuar”.
Kosova: “Kosova ka bërë 4 pikë. Nuk i kam parë ndeshjet pasi kemi qenë paralele. Do doja ta ndiqja në stadium. Është pretendenti kryesor për të qenë kokë grupi”.
Skuadrat zinxhir: “Në një ndeshje është mirë të fitosh dhe lojtarët rriten më shumë kur fitojnë. Objektivi i moshave është që të furnizojë skuadrën A, pasi ajo është skuadra që përfaqëson vendin. Të ndaj trajnerët e moshave për rezultate nuk kemi kohë dhe mundësi për ta bërë. FSHF i kushton shumë vëmendje skuadrave të moshës. Ka shumë më shumë angazhim se në të shkuarën”.
Largimi i Lalës: “Lala është tërhequr vetë nga ekipi Kombëtar për arsye personale, jo sportive”.
Kampionati shqiptar: “Duket shumë kompetitiv. Koha sjell zhvillim dhe ekipet janë përgatitur më mirë. Kanë cilësi. Javët e para kanë qenë të nivelit të kënaqshme dhe uroj të shkojë mirë deri në fund”.
Ligji i sportit: “Është një vendim i nxituar. Nuk jemi në kohën që duhet të largojmë policinë nga shkallët e stadiumit. Është e vështirë që të menaxhohet ndeshja vetëm me stjuardë, është e vështirë nga pikëpamja financiare. Kemi mbi 400 ndeshje në javë, duke përfshirë dhe moshat. Ky është realiteti jonë. Nuk mund të fshihemi. Luajmë në impiante ku nuk ka kushte sigurie. Ky është realiteti shqiptar, që nuk mund ta ndryshojë as Duka dhe asnjë nga ne. Duket e nxituar. E kam kundërshtuar ligjin që ditën e parë. Ky është fakt. Kemi pasur presion nga klubet, kemi bërë takime me policinë dhe kemi kërkuar që të ndryshojë kjo gjë. Nuk e kemi parë të udhës që të ndërpritet kampionati. Nuk bëhet vetëm për në Superiore. Tek moshat mund të ndodhë që një prind të godasë gjyqtarin, por këtu nuk ka asnjë ligj që ta dënojë”.
Si do të evitohen rastet për gjykimin, siç ndodh në fundin e edicioneve? “Uroj mos të ketë gabime siç nuk ka pasur këto javë. Me rritjen e futbollit duhet të rritet dhe niveli i arbitrimit”.