Smolling ndryshon modelin e flokëve, Murinjo ia thotë troç

Kris Smolling ishte një ndër protagonistët e fitores së Mançester Junajtid në transfertën ndaj Uotfordit, ku shënoi dhe golin e dytë të takimit. Por, përveç golit, qendërmbrojtësi anglez  ra në sy dhe për modelin e ri të flokëve, që u bë objekt tallje në rrjetet sociale.

Ndër personat që kanë ngelur të habitur nga “look”-u i ri i Smolling bën pjesë dhe trajneri i “Djajve të Kuq”, që nuk ngurroi të bënte një batutë për lojtarin e tij pas ndeshjes ndaj Uotfordit, ku Smolling sapo kishte shënuar.

”Ai luajti shumë mirë. E vetmja gjë që nuk më pëlqen nga pëlqen nga Krisi tani është modeli i tij i flokëve”, tha Murinjo me shaka në daljen për shtyp pas takimit.

RIO FERDINAND – Një tjetër shaka drejt Smolling ka ardhur dhe nga ish-kapiteni i Junajtid Rio Ferdinand, i cili tha: Çdokush ka të drejtë t’i mbajë flokët si të dojë. Unë kam pasur shumë modele të këqija flokësh gjatë karrierës sime, po shikoj që dhe ai po ndjek hapat e mi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online