Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Kreu i institucionit qeverisës së futbollit shqiptar foli mbi zgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe për të ardhmen e futbollit në Shqipëri.
ZGJEDHJA NË KOMITETIN EKZEKUTIV – “Çdo garë është e vështirë, sidomos duke parë realitetin që jemi një vend i vogël si Shqipëria. Ky është organi drejtues më i lartë pas kongresit.
FADIL VOKRRI – “Fadili ka qenë shtysa e parë që të kandidoja dhe dy vite më parë. Atëherë nuk isha shumë i vendosur, por ai më shtyu ta provoja. Do doja që këtë rezultat ta ndanim bashkë. Gjithsesi ka vazhduar mbështetje nga federata e Kosovës dhe federata e Maqedonisë që tani drejtohet nga një shqiptar”.
DISAVANTAZHET – “Kur je pjesëtar i një federate të vogël me problematikat tona, kur ulesh në tavolinë me drejtues të shteteve të tjera ke një disavantazh. Nuk është thjeshtë çështje lobimi ose raportesh miqësore. Sigurisht këto ndikojnë, por është më shumë çështje serioziteti. Kemi bërë progres të madh në zhvillimin e futbollit shqiptar. Tani kemi pesë shqiptarë anëtarë të komiteteve të ndryshme që ka UEFA, dikur nuk kemi pasur asnjë”.
“Fryma e solidaritet që ka UEFA me federatat e vogla duhet të vazhdojë. Nëse klubet dhe federatat e vogla nuk kanë zërin e tyre atëherë situata mund të ndryshojë. Si federatë nuk do të kemi përfitime ekonomike, por do të punojmë për të mirën e komunitetit”.
“Unë nuk e shikoj si një sukses personal, por si një zhvillim pozitiv për federatën shqiptare të futbollit dhe më shumë për të thënë se jemi dhe ne, ose më shumë për të marrë atë imazh që na takon. Për mua është e rëndësishme që Shqipëria është pjesë e Komitetit Ekzekutiv, ashtu siç ishte pjesë e Europianit. Natyrisht nuk është në nivelit e Europianit, por për aq sa vlen”.
LICENSIMET – “Niveli i licencimit në Shqipëri ka ndryshuar shumë. Çdo vit ne bëjmë ndryshime duke vënë kritere më të forta, në mënyrë që të shkojmë te kriteret maksimale. Besoj në dy vite çdo klub që do të jetë pjesë e Superiores do të duhet të plotësojë kriteret për të marrë pjesë në Kupat e Europës”.
FORMULA E SUPERIORES – “Mendoj se kemi gjetur një skemë optimale për vetë specifikat që ka Shqipëria. Me rrethanat dhe me aq mundësi financiare sa kemi mendoj se kampionati ka skemën e përshtatshme. Donim të bënim ndryshime në formatin e Kupës së Shqipërisë. Më parë tentuam të përdornim një format me grupe. Në teori ishte një ide e mirë, por vumë re se u shtua dukuria e trupimit të ndeshjeve, prandaj u kthyem në formatin me eliminim direkt. Kupa e Shqipërisë është kompeticioni ku hasim më shumë probleme me trukimin e ndeshjeve”.
FORMULA E SUPERIORES – “Mendoj se kemi gjetur një skemë optimale për vetë specifikat që ka Shqipëria. Me rrethanat dhe me aq mundësi financiare sa kemi mendoj se kampionati ka skemën e përshtatshme. Donim të bënim ndryshime në formatin e Kupës së Shqipërisë. Më parë tentuam të përdornim një format me grupe. Në teori ishte një ide e mirë, por vumë re se u shtua dukuria e trukimit të ndeshjeve, prandaj u kthyem në formatin me eliminim direkt. Kupa e Shqipërisë është kompeticioni ku hasim më shumë probleme me trukimin e ndeshjeve”.
KOMBËTARJA – “Mendoj se shumica e lojtarëve të kombëtares janë në një formë më të mirë se në muajt e mëparshëm. Objektivi jonë mbetet kualifikimi në Europian. Do të jetë shumë e vështirë
EMRA TË RINJ – “Panuçi ka ndjekur 2-3 futbollistë që kanë luajtur me U21 ose me U19, të cilët nuk është çudi t’i shohim në ndeshjet ndaj Turqisë ose Moldavisë. Është një sulmues në Greqi që po shënon shumë (Durmishaj) është dhe një mbrojtës i Veronës, Kumbulla, i cili tani është i dëmtuar. Nuk është çudi që t’i shohim me kombëtaren”.
REKRUTIMET TE MOSHAT – “Në ekip kombëtare do të luajë ai që është më i miri, pavarësisht se i ka prindërit emigrantë ose në Shqipëri. Ne kemi ndërmarrë një politikë që do fokusohemi në Shqipëri. Sigurisht do të merren më të mirët, por nëse kemi modele të barabarta do t’i jepet përparësi lojtarëve që janë në Shqipëri në mënyrë që të japim dhe një model, që ne Shqipëri mund të prodhohen lojtarë të kombëtares”.
“Në ekipet kombëtare do të luajë ai që është më i miri, pavarësisht se i ka prindërit emigrantë ose në Shqipëri. Ne kemi ndërmarrë një politikë që do fokusohemi në Shqipëri. Sigurisht do të merren më të mirët, por nëse kemi modele të barabarta do t’i jepet përparësi lojtarëve që janë në Shqipëri në mënyrë që të japim dhe një model, që ne Shqipëri mund të prodhohen lojtarë të kombëtares”.
“Nuk ka për të ndodhur që talenteve që luajnë jashtë Shqipërisë të mos t’i jepet mundësia për të luajtur për kombëtaren shqiptare. Siç e thash në rast të barabarta do t’i jepet një dorë lojtarëve që jetojnë në Shqipëri, por nëse ka lojtarë që spikasin nuk do t’i mbyllet rruga. Në të shkuarën ka pasur tendenca për të marrë emra që luajnë në kampionate dhe skuadra me emër. E kemi pasur këtë kompleks, por lojtarin nuk e vlerësohet nga fakti që luajnë me moshat e Interit, por nga fusha e lojës”, përfundoi Duka.
FUTBOLLI I MOSHAVE – “Ka nevojë për shumë reforma në organizimin e kampionateve profesionistë e amatorë, por çështja kryesore është infrastruktura. Duhet një ndryshim i madh në infrastrukturë. Nuk mund t’ia dilet më vetëm me investime të federatës duhet të investojë shteti në mënyrë që të bëjmë hapin cilësor. Kam bindje se do ta bindim politikën për të ndihmuar futbollin”.