Duel në Angli për shërbimet e Boateng

PSG ishte klubi i parë që nisi “sulmin” për të afruar në ekip Zherom Boateng, madje edhe vetë drejtuesit e klubit gjerman konfirmuar bisedimet për transferimin e qendërmbrojtësit të kombëtares. Por për të nuk ka interes vetëm PSG.

Mançester Junajtid gjithashtu po kërkon për një lojtar që t’i garantojë në qendër të prapavijës. Boateng është në listën e dëshirave të Zhoze Murinjo. Gjithsesi në Angli tashmë është futur në garë edhe një tjetër ekip sikurse raporton “Kicker”.

Arsenali do një tjetër mbrojtës në ekip dhe Emeri i ka kërkuar klubit që të tentojnë Boateng. Junajtid shihet në “pole” për lojtarin e Bajernit të Mynihut, madje kanë kontaktuar edhe me kampionët e Gjermanisë.

Për shërbimet e Boateng çdo klub që e do duhet të paguajë rreth 45 milionë sterlina. Edhe vetë lojtari ka nisur ta mendojë një largim nga Bajerni, pasi Humels dhe Sule shihen si favoritë për të luajtur si titullarë, ndaj edhe e sheh si zgjidhjen më të mirë largimin në një klub ku do të vijojë të japë kontributin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online