Skënderbeu “luftë” Partizanit, në sulm për mesfushorin

Nuk ka më dyshime, Partizani dhe Skënderbeu do të kenë përplasje dhe në merkato. Ekipi i “demave” ka ndjekur prej kohësh mesfushorin e Vllaznisë, Ardit Krymin, ndërsa në kushte të njëjta me to është dhe Skënderbeu.

Lojtari është i hapur për t’u larguar nga kuqeblutë, por momentalisht e pengon kontrata e tij që e mban të lidhur deri në vitin 2020 me shkodranët. “Sport Ekspres” mëson se si Partizani dhe Skënderbeu kanë patur kontakte me lojtarin, por nuk duan të shpenzojnë për kartonin e tij.

Krymi mbetet ende në ajër, pasi Vllaznia nuk po bën ende asnjë lëvizje. Situata është pak e keqe, pasi momentalisht klubi nuk ka struktura të ngritura dhe nuk ka nisur ende nga puna. Të shohim dhe të presim se si do të shkojë kjo situatë.

Trajneri Orges Shehi ka nevojë për një mesfushor shkatërrues me patjetër, ndërsa “demat” duan të shtojnë konkurrencën mes Malës dhe Telushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online