“Dritëhije” largimi nga Vllaznia, Malota në fokusin e Kamzës    

Mungesa e Renato Malotës në seancën e djeshme stërvitore të Vllaznisë, ka sjellë dyshime për një lëvizje të mundshme të tij nga skuadra shkodrane. Dhe në horizont duket se i ftohti i motit ka nisur edhe mes tij dhe klubit shkodran, edhe pse te Vllaznia zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj për këtë largim.

SportEkspres.com komunikoi me drejtuesit e Vllaznisë dhe trajnerin, të cilët zyrtarisht deklaruan se Malota është lojtar i tyre. Madje zëdhënësi për shtyp i klubit, Gjergj Kola, deklaroi se lojtari është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni. “Nga ana e FK Vllaznia nuk ka asnjë njoftim zyrtar për largim të Malotës. Ai është lojtar i Vllaznisë deri në fund të këtij sezoni dhe kontratata do të respektohet”.

Tentuam të komunikonim edhe me vetë Malotën, por vetë lojtari nuk u është përgjigjur mesazheve dhe telefonatave për të zbuluar diçka më tepër në lidhje me mungesën e tij në stërvitje, që të lë të dyshosh për një largim të mundshëm. Lezhjanin e mbrojtjes e duan te Kamza, ku do të ritakohej me trajnerin Ernest Gjoka.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *