Prezantimi ndryshe, Boz: Kam gabuar te Dortmundi, Leverkuzeni plot talente

Piter Boz ka nisur punën zyrtarisht si trajner i Bajer Leverkuzenit. 55-vjeçari është prezantuar përpara mediave, duke thënë fjalët e para si trajner i Leverkuzenit. Ai tregohet i sinqertë, pranon gabimet e bëra me Borusian e Dortmundit, ndërsa është i qartë për të ardhmen dhe aventurën e re.

Holandezi vlerëson kualitetin e ekipit dhe është gati të bëjë mirë me ekipin, që renditet në vendin e nëntë me 24 pikë të grumbulluara. Boz drejtoi gjatë sezonit të kaluar verdhezinjtë e Dortmundit, aty ku u shkarkua me datë 10 dhjetor të vitit 2017.

Dëshiroja të rikthehesha, puna ime nuk kishte mbaruar dhe e kisha këtë ndjesi. Këtu nuk duhet të bëj gabimet që bëra te Dortmundi. Kam bërë gabime, por kjo quhet eksperiencë. Tani dua të shikoj përpara, e di se çfarë duhet të bëj dhe si do e bëj. Kontingjenti i lojtarëve është plot talente si: Haverc, Brandt, Beili, gjigantë të vegjël me potencial të madh. Kam në duar një skuadër të mirë, pa dyshim”, përfundon trajneri i ri i “aspirinave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online