Drejtorit të Ajaks i “rrëshqet” goja, i tregon Paratiçit se ku do shkojë De Ligt

De Ligt është në një dilemë të madhe për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i talentuar kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe Juventusi. Megjithatë duket 20-vjeçari e ka zgjidhur “ekuacionin” në mendjen tij. Kapiteni i Ajaks dëshiron të transferohet te Barcelona. E çuditshme është se ky lajm ka rrjedhur nga hierarkia e Juventusit dhe e ka publikuar një nga televizionet më prestigjozë në Itali, “Rai Uno”.

Sipas fjalëve të kësaj medie Paratiçi ka pasur një takim me drejtorin sportiv të Ajaksit, Mark Overmars, i cili i ka deklaruar drejtorit të “Zonjës” se De Ligt është duke mbyllur tratativat me Barcelonën dhe është e kotë të vazhdoni të luftoni për të. Ai ka zbuluar edhe koston e operacionit. 80 milionë euro do të shpenzojnë katalanasit për të marrë holandezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *