Ahmataj: Tirana ka në favor eksperiencën, nesër u besoj të rinjve

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, e ka cilësuar Tiranën si ekipin favorit për takimin e nesërm të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Eksperienca dhe dëmtimet e shumta janë dy ndër faktorët në disavantazh të Luftëtarit sipas Ahmatajt. Në daljen për shtyp për këtë ndeshje, tekniku bluzinjve tha se do të jetë i  detyruar t’i besojë lojtarëve të rinj.

“Ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me deklarata. Vijmë në këtë takim të cunguar pas na mungojnë shumë lojtarë bazë të skuadrës, por kam shumë besim te brezi i ri dhe të lojtarët që stërvit”.

“Favoriti i kësaj gjysmëfinaleje është Tirana për faktin sepse është një skuadër që ka fituar shumë trofe dhe ka luajtur shumë ndeshje të tilla në këtë nivel dhe më lartë se ky nivel, ndërsa Luftëtari është në herë të parë për këtë situatë. Gjithsesi do bëjmë maksimumin për të kapur objektivin”.

“Ndonjëherë ndeshjet pa tifozë nuk i pëlqejnë askujt pasi futbolli në fund fare luhet për tifozët, janë ata që i japin adrenalinë futbollistëve dhe rrisin nivelin e lojës të lojtarët me thirrjet e tyre, por jemi të detyruar të luajmë kështu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online