Drejtori Leonardo pranë shkarkimit, Milani gjen pasuesin në Francë

Leonardo është në ditët e tij të fundit si drejtor sportiv i Milanit. Merkatoja e dështuar e kuqezinjve ka sjellë vendimin për shkarkimin e brazilianit. Akoma nuk është zyrtarizuar asgjë, por është thjesht çështjë kohe.

Milani shpenzoi një shifër prej gati 200 milionë euro në merkato, por pa asnjë rezultat. Ashtu si vitet e fundit, vazhdojnë të lundrojnë në ujërat e Europa League. Kampionati nuk është mbyllur ende, por shancet që Milani të shkojë në Champions janë minimale.

 “La Gazzeta dello Sport” raporton se Milani e ka gjetur drejtorin e ri në Francë. Ai është Luis Kampos, drejtori i Liles. Portugezi ka bërë një punë të madhe në ekipin francez. Edhe pse më një buxhet jo shumë të madh, Lile këtë vit është renditur e dyta direkt pas gjigantëve të PSG.

Këtë sezon ata kanë shënuar një përmirësim të jashtëzakonshëm, pasi në kampionatin e kaluar ata i kanë shpëtuar për pak rënies një kategori më poshtë. Në këtë revolucion tepër produktiv është i pamohueshëm kontributi i dhënë nga Luis Kampos. 54-vjeçari do e pëlqente shumë një lëvizje në një klub të madh si Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online