Drama e ish-mesfushorit të Realit, gati t’i thotë “stop” futbollit

Shumë prej jush mund ta mbani mend Fernando Gagon, mesfushorin argjentinas që ka luajtur për pesë vite (2007-2012) me skuadrën e Real Madrid dhe më pas te Roma e Valencia. Prej pesë vitesh lojtar i talentuar është rikthyer në Argjentinë, ku luan me skuadrën e fëmijërisë, Boka Zhuniors dhe është lojtari më i paguar i kampionatit me një rrogë prej 2 milionë eurosh.

Fatkeqësisht Gago mund të mos luajmë më për klubin e tij zemrës. Futbollisti, i cili ka 58 paraqitje me kombëtares së Argjentinës, u dëmtua në finalen e kupës Libertadores, pasi këputi tendinin e akilit.

Dëmtimi në fjalë është një nga më të rëndit, pasi ka një kohë riaftësimi prej 6 muajsh si dhe aspekti më i keq është dhimbjet nuk i ndahen personave të prekur deri në fund të jetës, çka sjell nevojën për terapi të përjavshme.

Kjo është hera e tretë në tre vite që Gago pëson këtë lloj dëmtimi dhe mediet në Argjentinë kanë raportuar se mesfushori ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist edhe pse është vetëm 32 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online