Dortmundi “ngre duart”, Çelsi ka një plan për Pulisiç

Borusia e Dortmundit nuk dëshiron të rrezikojë me Kristian Pulisiç. Anësori amerikan është nën kontratë deri në verën e vitit 2020 dhe gjermanët nuk kanë ndërmend ta humbin me parametra zero. Çmimi për të është 70 milionë sterlina dhe është një klub i gatshëm për ta paguar.

Madje kërkon që ta blejë 20-vjeçarin që në muajin janar, për shkak se i trembet një dënimi nga FIFA (shkak transferimi e minorenëve, që bie ndesh me rregullat e vendosura nga qeveria e futbollit botëror) që do t ‘u bllokonte blerjet në verë.

Pulisiç nga krahu tjetër e ka vënë me shpatulla pas muri Dortmundin, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. Në këto kushte gjermanët duhet të përfitojnë në aspektin financiar. Për Pulisiç interesohen edhe Liverpuli e Totenhemi, por Çelsi është një hap para dhe gati të paguajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *