Dortmundi me plan konkret, paratë e Pulisiç shpenzohen për yllin e Premier Ligës

Kristian Pulisiç do të luajë me fanellën e Çelsit sezonin e ardhshëm dhe për shërbimet e amerikanit, “Blutë” e Londrës paguan plot 58 milionë paundë. Kjo shumë u shtua në buxhetin e Borusia Dortmundit dhe kryesuesit e Bundesligës, kërkojnë t’i shpenzojnë.

Për të gjetur pasuesin e Pulisiç, Dortmundi ka parë në Premier Ligë, jo te skuadrat e kreut, por te Kristal Palas. Ylli i kësaj skuadre, Uilfrid Zaha është një nga lojtarët më të mirë në Premier dhe ofertat për të nuk kanë munguar.

Uilfrid Zaha, 25-vjeç

Megjithatë, verdhezinjtë gjermanë shihen si favoritë për të siguruar firmën e tij, pasi janë gati të paguajnë plot 44 milionë paundë. Thuajse të gjitha paratë që përfitoi nga shitja e Pulisiç. Kjo ofertë është më se e kënaqshme për Palas dhe me shumë gjasa, Zaha do të përfundojë në Bundesligën gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online