VIDEO | Merret vendimi për Tirana-Flamurtari, ja kur luhet

Tirana dhe Flamurtari po përballeshin mes tyre, por takimi është ndërprerë pas vetëm 25 minutash lojë. Shkak u bë rëndimi i terrenit prej reshjeve të shiut. Arbitri Kreshnik Bajramaj u konsultua me zyrtarët e ndeshjes dhe do pritet 20 minuta për të vendosur përfundimisht.

Tashmë është marrë vendim përfundimtar, teksa ky takim do të luhet prej minutës së 25-të me fillim nga ora 13:00. Gjatë minutave të luajtura nuk u shënua asnjë gol, edhe pse Tirana kishte mundësinë të realizonte me penallti. Koliçi me kembë priti goditjen e Edon Hasanit në minutën e 11-të.

Lysien Nyrishmi, shefi i Sektorit të Garave, i cili ishte delegat në takimin Tirana-Flamurtari, në Supersport tha: “Shiu përkeqësoi gjendjen e fushës. Arbitri bashkë me ne vendosëm që të prisnim që shiu të pushonte. Bashkë me drejtuesit e dy klubeve vendosëm të luhet nesër nga ora 13:00 prej minutës së 25-të”.

“Në fillim donin të luanim, por ishte e pamundur. Ishin koshientë që nuk vazhdohej. Skuadra e Flamurtarit kishte në program të luante të shtunën, ndaj do i spostohet ndeshja e kampionatit të dielën. Tirana e ka të dielën dhe nuk ka shtyrje”.

“Janë edhe tre ture të Kupës dhe jemi munduar të mos ketë ndeshje në mesjavë. Duke e nisur tani u kemi dhënë mundësinë që në mesjavë të mos luajnë në kampionat. Klubet janë në fazë dhe nuk kanë qene dakord ta nisin më herët. Para se të caktojmë ndeshjet marrim edhe mendimet e klubeve. Ata mund të bëjnë modifikime”.

Kupa e Shqipërisë – Turi i dytë

E mërkurë, më 23 janar, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA-FLAMURTARI 0-0

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Mustafa, Batha, Useini, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Dojando Myftari, Mario Shazivari, Kridens Meta
Delegat: Lysien Nyrishmi; Vëzhgues: Plarent Kotherja
Karton i verdhë: Hoxhallari 13′

EPISODET

21′ – Arbitri ndërpret lojën, reshjet e shiut kanë rënduar ndjeshëm fushën. Pas dy minutave ekipet zbritën në fushë dhe e provuan, por ishte e pamundur të luhej. Në minutën e 25-të ekipet lanë fushën e blertë.

11′ – penallti në favor të Tiranës, mesfushori Edon Hasani nuk u tregua i saktë. Koliçi me këmbë devijoi topin dhe shmangu golin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online