Dortmundi kalon në kupë, por sa vuajtje dhe probleme!

0

Borusia e Dortmundit fitoi 2-1 në fushën e Grojter Fyrtit për Kupën e Gjermanisë dhe e ka nisur me fitore sezonin e ri, por problemet në këtë ndeshje të parë ishin të shumta.

Mungesa e një sulmuesi të vërtetë është problemi i parë madhor, edhe pse të verdhët i shënuan dy gola dhe i dhanë një start me sukses trajnerit Lusien Favre.

Dortmundi kontrolloi lojën dhe pati disa raste për gol në fillim të ndeshjes, aq sa u duk se do ishte një fitore e lehtë, por Fyrti nuk e mendonte kështu dhe rezistoi, duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 77-të.

Megjithatë, kapiteni Marko Rojs shpëtoi Dortmundin, sepse në minutën e 95-të dha pasimin për golin e parë si lojtar i Dortmundit për Aksel Uitsel, i futur në pjesën e dytë. Supergol nga belgu, blerje e shkëlqyer. Më pas, në shtesa portieri Byrki evitoi katastrofën, para se në minutën e parë matanë minutës së 120-të vetë Rojs shënoi golin që shmangu lotarinë e penalltive.

KUPA E GJERMANISË / TURI 1

Grojter Fyrt 1-2 Borusia Dortmund (sht.)

(Ernst 77′ — Uitsel 95′, Rojs 121′)

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.