Filipe Luis drejt Parisit, Simeone mundohet t’i ndryshojë mendim

Mbrojtësi brazilian i Atletikos së Madridit, Filipe Luis, është shumë pranë transferimit nga Atletiko e Madridit te PSG, duke pasur edhe një marrëveshje verbale me klubin francez.

Mbrojtësi 33-vjeçar ka luajtur për 7 sezone me Atletikon, duke pasur vetëm një ndërprerje në sezonin 2014/15, kur shkoi te Çelsi dhe luajti fare pak.

Një idhull në Madrid, Filipe Luis pësoi një dëmtim që për pak i dogji pjesëmarrjen në Kupën e Botës, por ia doli mbanë të riaftësohej dhe luajti në Rusi, duke treguar se është në formë perfekte fizikisht.

Në Superkupë Filipe Luis ishte në stol dhe kjo ishte një arsye më shumë për të kërkuar largimin, që në një farë mënyre e zyrtarizoi portieri Oblak pas barazimit 1-1 në Valencia: “Është e trishtueshme, por kështu funksionon. Filipe ka një mundësi të mirë dhe duhet respektuar vendimi i lojtarit. Të shohim”.

Megjithatë, trajneri Diego Simeone nuk e mendon ashtu: “Mendoj se do qëndrojë. Ai është një lojtar që e di sa shumë e duam dhe sa i rëndësishëm është për ne”. Fjalë sa për sy e faqe, apo Simeone do ta bindë brazilianin të ndryshojë mendim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online