Dortmundi i prish planet Milanit, ofertë konkrete drejt Nisës

Alan Seint-Maksimim është objektivi kryesor i Milanit për merkaton e verës dhe shumë zëra e çojnë talentin francez te kuqezinjtë. Por zhvillimet e fundit në merkato kanë lëkundur jo pak këtë transferim. Sipas mediave italiane, Borusia e Dortmundit është futur në mes.

Klubi gjerman ka bërë një ofertë zyrtare drejt Nisës për shërbimet e Maksimim. Plot 25 milionë euro ka ofruar Dortmundi për kartonin e francezit, por mësohet se Nisë e ka refuzuar këtë ofertë.

Kjo pasi skuadra franceze pretendon minimalisht 30 milionë, shifër që me shumë gjasa do të paguhet nga Milani në qershor. Kuqezinjtë duhet të mposhtin rivalitetin me Dortmundit, që pritet të bëjë një ofertë të re dhe të përmirësuar për Seint-Maksimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online