Dortmund është një nga skuadrat më në formë në Europë. Skuadra e Luçien Favre po dominon këtë edicion jo vetëm në Gjermani, por dhe në Champions League është një prej skuadrave që ka marrë pikë të plota në 3 ndeshjet e parë. Kujtojmë që Dormtuni mundi 4-0 Atletikon e Madridit në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve.
Në vitet e fundit ka qenë gjithnjë Bajerni skuadra e cila dominuar dhe nuk e ka vënë në diskutim titullin, por këtë edicion Dortmund ndodhet 4 pikë para kampionëve në fuqi. Ajo që bie në sy është fakti se 8 herë kampionët e Gjermanisë janë dominues në çdo drejtim kundër skuadrave të tjera.
Dortmund është skuadra që ka mundur të shënojë më shumë gola, plot 30 të tillë, por dhe mbrojtjen e dytë më të mirë me vetëm 11 gola të pësuar. Po ashtu askush nuk ka mundur që të marrë 7 fitore si verdhezinjtë këtë edicion. Me plot meritë Dortmund mbetet në vendin e parë dhe këtë edicion synon që të thyej dominimin e Bajernit.