Dobësitë dhe çelësi i suksesit, Bledi Shkëmbi zbërthen Teutën e tij

Në dy fazat e para të Kategorisë Superiore 2018-2019, skuadra e Teutës u rendit në vendin e 3-të me 33 pikë. Në fazën e parë grumbulloi 14 pikë dhe në të dytën 19, dhe për këtë situatë trajneri Bledi Shkëmbi deklaroi për SportEkspres.com se përmirësimi i skuadrës erdhi gradual, dhe kjo sipas tij ka shumë rëndësi për vazhdimësinë në dy fazat e tjera.

Korçari Bledi Shkëmbi e ka sezonin e dytë si trajner, ku më parë provoi të punonte te Liria Prizrenit në IPKO Superliga e Kosovës, ndërsa që nga muaji gusht 2018 është në stolin e Teutës në Kategorinë Superiore. Por Shkëmbi ka një përvojë shumë të pasur si futbollist në Shqipëri, Greqi, Kroaci dhe Ukrainë. Te Skënderbeu në 10 sezone ku u shpall 6 herë Kampion, Teuta, Besa dhe Partizani janë skuadrat e tjera në Superiores, ku luajti 426 ndeshje e shënoi 46 gola.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Kur morët drejtimin e Teutës, e kishit menduar këtë pozicion që keni në renditje pas dy fazave të para?
-Te jem i sinqertë, edhe e kisha menduar. Por fillimisht patëm disa vështirësi në gjetjen e formës më të mirë të lojtarëve të veçantë dhe kompaktësimin në grup të skuadrës, të cilat erdhën më mirë në fazën e dytë. Gjithsesi, renditja në skuadrat e kreut ishte synimi ynë.

Teutën e formatuat vetë gjatë verës, jeni i kënaqur me skuadrën në këto 18 javë të luajtura?
-Në përgjithësi jam i kënaqur, sepse ky ekip ka vetëm katër muaj që është bashkë në fushë. Ndoshta duhet të kishte një fytyrë tjetër, në kuptimin sportiv, të ishte një skuadër më agresive në lojë dhe në finalizimin e aksioneve në portat kundërshtare.

Në cilën nga dy fazat e para ju mendoni se ka qenë Teuta më e mirë?
-Përmirësimi i skuadrës erdhi gradualisht dhe kjo ka shumë rëndësi për vazhdimësinë në dy fazat e tjera. Por i rëndësishëm në këtë situatë është edhe besimi që skuadra krijoi në vetvete, kryesisht në fazën e dytë ku grumbulloi 19 pikë, me 5 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje.

Në këto 18 javë, ka një ndeshje të dobët, apo një tregues që nuk ka ecur mirë tek skuadra e Teutës?
-Mendoj se dy ndeshjet me Partizanin e Luftëtarin ishin dobësia jonë në këto 18 javë kampionat, pasi aty zgjedhjet taktike nuk dolën pozitive. Por besimi te lojtarët u shpërblye dhe duke nxjerrë përfundimet e duhura përmirësimi erdhi gradual, ndeshje pas ndeshje.

Tashmë që është mbyllur gjysma e parë e kampionatit, mendoni se Teutës i duhen përforcime të reja për dy fazat e tjera?
-Ne një përforcim e kemi bërë, pasi kemi marrë Erlis Frashërin, i cili në dy fazat e para ishte pjesë e skuadrës së Kamzës. Nga Teuta u largua Gjorgievski, me të cilin e mbyllëm bashkëpunimin dhe aktualisht jemi duke parë lojtarë më të mirë nga këta që kemi aktualisht.

Po pjesën përgatitore që do të zhvilloni gjatë muajit janar, ku do ta përqëndroni?
-Kjo është një periudhë e shkurtër dhe nuk të jep shumë kohë për anën fizike. Paralel me programin stërvitor fizik e tekniko-taktik, rëndësi do t’i kushtojmë harmonizimit më të mirë të vlerave të futbollistëve në shërbim të skuadrës.

Cili do të jetë synimi final i Teutës në përfundimin e këtij kampionati?
-Për Teutën, primare do të jetë pjesëmarrja në Kupat e Europës dhe për këtë do punojmë shumë fort. Por, nëse do të ecim mirë, pse jo, mund të mendojmë diçka më shumë. Gjithsesi, do t’i shohim synimet ndeshje pas ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online