“Do ju mbështesim si në Madrid, guxoni mos fitoni me Empolin!”

Java e fundit e Serie A do të dhurojë emocione të forta në garën për Champions. Atalanta, Interi dhe Milani luftojnë për dy vende. Ekipi bergamask dhe zikaltrit kualifikohen me fitore, ndërsa kuqezinjtë e Gatuzos, përveç fitores, presin edhe një dhuratë nga Sasuolo ose Empoli.

Tensioni në kampin zikaltër është rritur. Kundër Empolit nevojiten tre pikët, përndryshe Interi mund të përfundojë në Ligën e Europës. Ndeshje jetike edhe për ekipin e Frederik Veselit, që kërkon pikë për të mos u rrëzuar një kategori më poshtë.

Ultrasit zikaltër, të njohur ndryshe si Curva Nord, kanë vendosur të reagojnë. Situata e turbullt në ekip e klub dhe rrezikimi i objektivit minimal i ka acaruar shumë. Ata premtojnë mbështetje të madhe në sfidën deçizive të së dielës, ndërsa kërcënojnë në të njëjtën kohë.

Asnjë justifikim, asnjë falje, të dielën tregoni b…. Ne do ju mbështesim gjatë gjithë ndeshjes si të ishim sërish në Madrid (aty ku u fitua finalja e Champions kundër Bajernit), por në fund do të ketë festë ose luftë. Mbështesim zgjedhjen e bërë në dhomat e zhveshjes për përjashtimin e Ikardit, por të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Do japim gjithçka për të mbështetur Interin, por nëse dështoni të realizoni objektivin, beteja nuk do jetë më vetëm për heqjen e Ikardit. Do kërkojmë përjashtimin e të gjithë protagonistëve negativë të sezonit, që besojmë akoma se do të mbyllet me realizimin e objektivit të rëndësishëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online