Bileta me limit për Fanatics, shitja bëhet në Tiranë

Tirana e ka jetike përballjen e radhës me Laçin dhe në këtë sfidë nuk do të mungojnë as ultrasit bardheblu. Ata kanë njoftuar praninë e tyre prej ditësh, ndërkohë që klubi i Laçit ka vënë në dispozicion të tyre 125 bileta, aq sa është kapaciteti i sektorit mik në stadiumin e bardhezinjve.

Ndërkohë mësohet se një biletë për tifozët e Tiranës do të kushtojë 300 lekë të reja dhe ato do të shiten në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Fanatics pritet të jenë një mbështetje e madhe për skuadrën e tyre, që duhet të mos mposhtet në Laç.

Qëndrimi në Kategorinë Superiore për 24 herë kampionët e vendit është në rrezik, pasi kur janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, ata numërojnë vetëm dy pikë më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit në klasifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online