“Do jetë mrekulli nëse Spaleti nuk shkarkohet sot”, plas bomba në Itali

Luçiano Spaleti mund të shkarkohet sot nga kreu i pankinës së Interit. Sipas gazetares të “Sky”, Mariangela Pira, marrëdhëniet mes Bepe Marotës dhe Luçiano Spaletit janë shkatërruar dhe konfirmimi për shkarkimin e trajnerit, mund të vijë që sot.

Pira është një gazetare shumë pranë klubit të Interit dhe disa postime të tij në “Twitter” kanë marrë jo pak vëmendje. Tre nga postimet e gazetarit të “Sky” janë në qendër të vëmendjes.

“Duke ditur sherrin, bëra disa telefonata. Tani, mund të konfirmoj se marrëdhëniet janë të shkatërruara, e përsëris, marrëdhënia mes Marotës dhe Spaletit nuk ekziston më. Ky sherr ka ndodhur për shkak se Spaleti nuk e dëgjon aspak Marotën, për më tepër që thotë të kundërtën publikisht para TV. Do jetë një mrekulli nëse Spaleti nuk shkarkohet sot”, ishte një nga postimet e gazetares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online