Mesfushori i Juventusit, Emre Çan nuk është një titullar në formacionin e Alegrit dhe me ardhjen e Aron Ramsej në verë, shanset e tij për një vend startuesi ulen edhe më shumë. Megjithatë, kjo gjë nuk e shqetëson aspak gjermanin, i cili ka fjalët më të mira për mesfushorin uellsian.
“Të jesh te Juventusi është sikur të jesh te një familje. Kam mësuar shumë gjëra në periudhën time këtu, por ka dhe gjëra të njëjta siç kisha te Liverpuli. Juventusi më pëlqen shumë, pasi këtu jemi mbledhur të gjithë kampionët.
“Edhe Aron Ramsej është një kampion! Të luash për aq shumë vite në nivele të larta dhe të shënosh aq shumë gola nga mesfusha është diçka e rrallë. Më vjen shumë mirë që do të vijë këtu dhe konkurrenca nuk më shqetëson aspak”,- u shpreh Emre Çan.