Aventura e Hames Rodrigez te Bajerni i Mynihut do të marrë fund në verën e ardhshme. Ky është lajmi që qarkullon prej disa ditësh në mediet gjermane. Sipas “BILD”, zënkat e vazhdueshme të kolumbianit me Niko Kovaç kanë bërë që drejtuesit e klubit bavarez të shikojnë për alternativa për të zëvendësuar fantazistin.
Sot e përditshmja britanike “The Independent” ka nxjerrë lajmin e bujshëm se kampionët e Gjermanisë janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Arsenalit, Eron Ramsej. Kontrata e uellsianit me “topçinjtë” mbaron në fund të këtij sezoni, pra transferimi i tij në Gjermani nuk do t’i kushtojë asnjë arkës së klubit bavarez.
Me shumë gjasa palët do të zyrtarizojnë një para-kontratë në muajin janar, ndërkohë që 27-vjeçari e ka bërë të qartë se aventura e tij te Arsenali do të mbyllet përfundimisht në fund të këtij sezoni, duke shuar shpresat e çdo tifozi të londinezëve.