Për ne që e shohim nga jashtë, apo që nuk e kemi provuar kurrë nga afër, duket një histori për të qeshur.
Donis Avdijaj nuk u aktivizua në miqësoren që Shalke fitoi të shtunën në Paderborn, ndërsa trajneri Domeniko Tedesko u mjaftua me një batutë pas ndeshjes: “Ne i lajmë vetë rrobat e pista, problemet i zgjidhim vetë. Avdijaj e di mirë pse nuk luajti”.
Drejtori sportiv Kristian Hajdel sqaroi: “Nëse vjen vonë, nuk luan. Ka orare që duhen respektuar. Avdijaj nuk duhet të vonohet”.
Sot, me një status në Facebook, Avdijaj ka shpjeguar gjithçka. Sipas tij, ka qenë një keqkuptim për ngrënien e mëngjesit dhe orarin e tij: “Të dashur tifozë të Shalkes, dukeparë raportimet pa fund që bëri media dje, do doja të jepja këndvështrimin tim. Para ndeshjes në Paderborn të shtunën duhej të hanim mëngjes në orën 10.30 dhe të niseshim në orën 11.00.
Duke qenë se mëngjesi ishte jo me detyrim, unë u paraqita në 10.36, 24 minuta para nisjes. Kërkoj falje, nëse nuk e kam kuptuar që duhet të jem në orar fiks edhe nëse mëngjesi nuk është i detyruar”.