Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës për sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar, ku ekipi më i “dëmtuar” është padyshim Partizani. Bruno Telushi dhe Skënder Gega kanë marrë dënime të rënda, sidomos mesfushori vlonjat.
Telushi do të jetë i pezulluar për katër ndeshje, ndërsa trajneri i të kuqve do të jetë për dy ndeshje, si pasojë e sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Gjithashtu, gjoba ka pasur edhe për Tiranën e Skënderbeun, kjo si pasojë e sjelljes së tifozëve.
VENDIMET E DISIPLINËS
1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
2. Lojtari i KF “Partizani”, Bruno Telushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Zyrtari i KF “Partizani”, Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
5. Zyrtari i KF “Erzeni”,Altion Keçi , për ndërprerje të përkohëshme të lojës duke tërhequr ekipin, në bazë të Nenit 49/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
6. Lojtari i KF “Erzeni”, Ermal Vathi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7. Zyrtari i KF “Burreli”, Elvis Muca ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
8. Zyrtari i KF “Vora”, Gazmend Fucia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
9. Zyrtari i KF “Vora”, Bledar Malaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Arjanit Ballhysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
11. Lojtari i KF “Shkumbini”, Alban Bizhyti ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1 /a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12. Lojtari i KF “Maliqi”, Stavioldi Treni ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13. KF “Korabi” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Korabi” U-19, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
14. Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Aurel Sokoli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe ndaj kundërshtarit,në bazë te Nenit 49/1/a dhe 48/1/d të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
15. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
16. KF “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
17. Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Brikeno Bizi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
18. KS “Luftëtari” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Elbasani” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
19. Lojtari i KF “Termi” U-17 ,Sergent Llukovi , për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes dhe për inicim të dhunës, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7(shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
20. Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17 ,Damiano Braho, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
21. KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Spartaku” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
22. Lojtari i KF “Divjaka”, Gerist Malko, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
23. Lojtari i KF “Mirdita”, Elton Marku, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
24. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC “Flamurtari”, Idriz Batha dhe lojtarit të KF “Skënderbeu”, Marko Radas.