Interi u shfaq zhgënjyes në miqësoren ndaj Mançester Junajtid. Zikaltrit u mundën 1-0, por ajo që bie në sy është aftësia e ulët për të qarkulluar topin dhe mungesa e goditjeve në kuadrat gjatë gjithë ndeshjes.
Pas sfidës foli Antonio Konte. Trajneri, përtej paraqitjes zhgënjyese, duket optimist. Gjeja e vetme pozitive që nxjerr nga kjo ndeshje është angazhimi i të gjithë lojtarëve në fushë.
“Sa i përket aspekteve pozitive, pashë angazhimin e të gjithë lojtarëve. Kjo është e rëndësishme, pasi vinim pas seancave shumë të forta stërvitjeje. Kemi nevojë për shumë përmirësime, por nuk mund ta bëjmë këtë në një kohë kaq të shkurtër.”
“Duhet të punojmë për gjithçka. Nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar fizikisht pas kësaj ndeshje. Duhet jo vetëm të luajmë, por edhe të stërvitemi për të përmirësuar dhe kuptuar situatat gjatë ndeshjeve”, përfundoi tekniku i zikaltërve.