Dinamo ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit 19-vjeçarit Jurgen Vrapi. Djaloshi i talentuar vjen nga skuadra e Tiranës, ekip ku dhe është formuar, ndërsa në të shkuarën ka pasur dhe një eksperiencë të shkurtër te akademia e Lokomotivës së Zagrebit.
Vrapi është një sulmues shtatshkurtër që luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit, ose si sulmues i dytë. Sezonin e shkuar ai e filloi me ekipin rezervë të Tiranës, ku me paraqitjet e mira siguroi dhe kalimin tek ekipi i parë. Sezonin e kaluar mëngjarashi u aktivizua tetë herë nga trajneri Ze Maria dhe arriti të gjene dy herë rrugën e rrjetës.