Dibala “show”, Guardiola dhe Siti i falen David Silvës

Janë mbyllur dy sfidat e para të “UEFA Champions League”, të vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve. Juventus dhe Siti arritën fitore në ndeshjet respektive ndaj Jang Bojs dhe Hofenhaim. Bardhezinjtë arritën një sukses 3-0, me 3 gola të Dibala, ndërsa Siti triumfoi me vështirësi 1-2.

Mançester Siti triumfoi me shumë vështirësi në transfertë ndaj gjermanëve të Hofenhaim. Gjermanët  e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën, teksa befasuan Sitin që në minutën e parë me një gol të Ishak Belfodil. Të besuarit e Guardiolës arritën të reagonin mjaft shpejt, ku që në minutën e 8-të arritën të barazonin me të zakonshmin Serxho Aguero. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pavarësisht këmbëngulës së Sitit. Në pjesën e dytë vetëm në minutën e 87-të, ekipi i Guardiolës arriti të shënonte golin e fitores me David Silvën.

Juventusi nuk pati probleme në sfidën ndaj Jang Bojs edhe pse pa Ronaldon. Ishte pikërisht Paolo Dibala, i cili dhuroi spektakël më një tregolësh. Argjentinasi vetëm pas pesë minutash gjeti rrugën e golit, pas një pasimi fenomenal të Bonuçit. 12 minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte sërish Dibala, ai që çoi rezultatin në 2-0 dhe dërgoi të qetë ekipin e tij në pushim. Në minutën e 69-të ishte përsëri ylli i bardhezinjve që shënoi golin e tretë personal pas një pasimi të Kuadrados.

Hofenhaim – Mançester Siti 1-2
Shënues: Belfodil 1’ / Aguero 8’ David Silva 87’
Juventus – Jang Bojs
Shënues: Dibala 5’, 33’, 69’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online