Nejmar: E ardhmja? Dua të fitoj Championsin me PSG-në!

PSG ka një ndeshje shumë delikate nesër me Cervena Zvezdën. Para ndeshjes së dytë të Championsit ka folur në një konferencë për shtyp “ylli” brazilianin Nejmar. Sulmuesi nuk ka nguruar që të tregojë se objektivi i tij është të ketë sukses me skuadrën e tij në Champions.

Si fillim ai ka komentuar se si ndihet që luan përkrah Mbapes teksa thotë: “Jam shumë i lumtur që unë luaj përkrah tij. Është një lojtar me mentalitet fituesi”. Më pas ka dhënë një koment dhe për trajnerin tomas Tuhel, të cilin Nejmar e vlerëson shumë: “Ai solli një frymë të re tek PSG. Është një trajner i ri, por e di se çfarë duhet për të shkuar tek suksesi. Ka një eksperiencë të mrekullueshme dhe është kënaqësi që kam fatin të punoj me të. Kam besim se ai mund të na udhëheqë për të fituar Ligën e Kampioneve”.

“E ardhmja? Jam shumë i lumtur në Paris. Dua që të përmirësohem akoma dhe më shumë. Kam si synim që të fitoj Championsin me PSG-në, në mënyrë që t’i habisim të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online