Dibala hedh “bombën”: Ronaldo nuk më ndihmon të shënoj

Pas Kristiano Ronaldos, te Juventusi u zhbllokua edhe Paulo Dibala. Goli për yllin argjentinas mungonte nga muaji maj. Një rrjetë e rastësishme, sipas asaj që e konfirmoi edhe vetë sulmuesi, por që evidentoi një prej problemeve me të cilët duhet të përballet trajneri Masimiljano Alegri në këtë sezon. Kristiano Ronaldo dhe Dibala e kanë të vështirë të bashkëjetojnë dhe të luajnë përkrah njëri-tjetrit.

BOMBA – Edhe pse synimi nuk ishte të bënte polemika, vështirësia e bashkëjetesës u konfirmua nga vetë Dibala për “Sky Sport”: “Shënoj pak? Më tepër se golat, kërkoj të ndihem mirë në fushën e lojës. Është e natyrshme që kur një sulmues nuk shënon, e kritikojnë. Por, po e godas portën më pak se sezonin e kaluar, edhe pse më pëlqen të provoj goditjet. Kristiano na merr shumë nga goditjet që bëjmë, sepse ai tenton më tepër, por për mua ka rëndësi të fitojë ekipi”.

LOJA – Fjalët e sulmuesit argjentinas janë lehtësisht të konfirmuara edhe nga statistikat e katër ndeshjeve ku Dibala dhe Ronaldo kanë luajtur përkrah dhe tregojnë sesi në fushë është Dibala ai që kërkon të japë asistin për yllin portugez dhe jo e kundërta. Kjo ndodhte edhe te Reali i Madridit, kur CR7 kishte përkrah emra si Bejl dhe Benzema. Edhe sulmuesit e Juventusit duket se e kanë pranuar, që në hirearkinë e sulmit, Kristiano Ronaldo do të jetë gjithmonë i pari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online