“Albanian Sports Ambasador”, Lorik Cana lë pas Taren e Muratin

“Albanian Sports Ambasador”, eventi më i ri që vlerëson sportistët shqiptarë dhe që ka qëllime mjaft pozitive, pasi të ardhurat nga çmimet shkojnë për projekte mjaft domethënë. Mbrëmjen e djeshme ishte Lorik Cana ai që mori çmimin kryesor, ndërkohë që u nderuan edhe Luan Krasniqi dhe Igli Tare.

Çmimi “Albanian Sports Ambasador” – Lorik Cana
Çmimi i publikut – Luan Krasniqi
Çmimi i karrierës – Igli Tare

I pranishëm ishte edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili u shpreh: Një event që evidenton kontributet e dhëna në fushën e sportit. Ishim realisht në vështirësi konkrete për të zgjedhur fituesin, pasi gjithsecili ka peshën dhe potencialin e tij. Sidoqoftë një mbrëmje e tillë sjell vlerat më të mira të sportit, dhe një nismë e tillë duhet përshëndetur dhe vlerësuar”.

Duka i dorëzoi çmimin kryesor “Albanian Sports Ambasador”, ish-kapitenit të ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana. Igli Tare dhe Edvin Murati ishin gjithashtu të dominuar. Drejtori i Lacios fitoi çmimin e karrierës, ndërkohë që boksieri Luan Krasniqi atë të publikut. Por, ai e ndau çmimin me Haki Dokun, që ishte i dominuar.

Çmime kishte është për Tomas Strakoshën, Izmir Smajlajn, Erblina Bicin dhe Elizabeta Karabollin. Gjithashtu një nderim edhe për Fadil Vokrrin. Çmimi special iu dorëzua djalit të tij.

Vlera monetare e çmimeve nuk do t’i shkojë fituesve, por do të shërbejë për për mbështetjen e tre projekteve të miratuara nga Presidenca e “Albanian Sports Ambasador”: Projektin për Shahun në Shkolla dhe krijimin e Akademisë së Shahut, Projektin e Fondacionit 5 për futbollin e fëmijëve, si dhe projektin “Jo për gjakmarrjen, po për jetën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online