Merkato në Superiore ende nuk është mbyllur. Ditën e sotme Kukësi ka huazuar një nga lojtarët e afruar në merkaton e verës. Mesfushori me tipare sulmuese, Roxher, do t’i bashkohet skuadrës së Kastriotit.
Te Kukësi e hoqën nga lista e Europës dhe ishte e kuptueshme që për të nuk do të kishte hapësira. Gjithsesi nuk është zgjidhur kontrata, pasi tanimë braziliani do të jetë pjesë e Superiores. Ai është vënë nën urdhrat e trajneri Elvis Plori te Kastrioti.
“Prej ditës së sotme, Roger Junio Rodrigues, është pjesë e Kastriotit. Mesfushori me tipare sulmuese, vjen i huazuar nga Kukësi, dhe për 1 sezon do të jetë pjesë e Kastriotit”, shkruhet në njoftimin e Kastriotit.