VIDEO | Sherr me të dashurën dhe akuza për zhvatje, Uilliams i Bilbaos reagon

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Inaki Uilliams, ka patur një debat të fortë me të dashurën e tij. Një video është përhapur shpejt në rrjetet sociale, kur shihet përplasja e 24-vjeçarit me të dashurën. Futbollisti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregon të vërtetën e ngjarjes.

Tension mes çiftit, ku e dashura shihet shumë e nevrikosur dhe luan më duar me sulmuesin. Ky është i ulur në një bordurë dhe mbasi sheh që situata nuk po qetësohet, ai reagon duke e pështyrë vajzën.

Vajza e acaruar vazhdon të ofendojë lojtarin, i cili mbasi kishte mbyllur llogarinë e tij në “Insta”, ka ndryshuar mendje dhe ka reaguar. Ai pretendon që personi që ka filmuar episodin e pakëndshëm i ka bërë shantazh duke i kërkuar para për të mos publikuar videot. Situata mes çiftit është qetësuar dhe kjo nënkuptohet nga fjalët që shkruan Uilliams.

Përpara se të shpërndaheshin imazhet e dhimbshme të një diskutimi mbi jetën tonë private, unë dhe partnerja ime duam t’iu kërkojmë ndjesë për shembullin e keq që shfaqëm. Duke përsëritur keqardhjen tonë për përmbajtjen e imazheve të lartpërmendura, ne gjithashtu duam të bëjmë publike se përfaqësuesit tanë ligjorë po merren me përpjekjet për zhvatje nga personi, i cili na bëri shantazh dhe i publikoi videot kundër vullnetit tonë. Ju kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë”, përfundon reagimi i sulmuesit të Atletik Bilbaos.

https://www.youtube.com/watch?v=pmLar6rJVto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online