Kastrioti fitoi me Tiranën dhe polemikat ishin të pashmangshme që pas penalltisë së akorduar për krutanët, që ishte edhe vendimtare. Fundi i ndeshjes solli tension të madh, teksa trajneri i bardhebluve, Ardian Mema, u fut në fushë dhe u drejtua për te arbitri Olsi Sokoli. Aty pati një përplasje me forcat e sigurisë dhe gjërat u përshkallëzuan.
Në lidhje atë që ndodhi ka folur edhe trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli: “Trajneri i Tiranës ishte përjashtuar nga stoli pa përfunduar ndeshja, ndaj nuk ka të drejtë të futet në fushë, sipas rregullores që di unë. Nëse unë e kam gabim, tjetër histori”.
Gjirokastriti, ndër të tjera në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH tha: “Ndeshja mbaroi normalisht, po festonim dhe më pas problemet filluan kur trajneri i Tiranës shkoi të protestonte tek arbitrat. Aty nisën problemet, më duket një situatë e provokuar. Nuk kemi bërë asgjë, nuk ndodhi asgjë në fushë, ndeshja ishte fair-play dhe kjo nuk po theksohet nga askush”.
“Ishte ndeshje e ashpër? Dakord, është normale, sepse kishte shumë rëndësi si ndeshje për të dyja palët. Nuk mund të hidhet poshtë djersa dhe mundimi i çunave. Shikoni pamjet e momentit të konfrontimit, nuk ka fare lojtarë apo drejtues të Kastriotit të pranishëm, përkundrazi disa shkojnë më pas për të qetësuar situatën”, shton Devolli, i cili nuk ndihet mirë kur ka kaq shumë diskutime për fitoren e krutanëve.
“Çdo fitore, brenda apo jashtë fushe, po na paragjykohet dhe kjo nuk më duket e drejtë dhe e ndershme. Duhet më shumë respekt për këtë ekip, që po i fiton ndeshjet në fushë. Këta djem janë të shkëlqyer, kanë talent, po luftojnë e sakrifikojnë dhe do e shihni në verë sa kërkesa do kenë”, deklaroi trajneri i Kastriotit.
Kruja bashke me devollin ikin nje kategori me poshte ne fund te sezonit. Ju nuk mund ti fitoni ndeshjet me dhune dhe arbiter te blere, shtriheni si lopet cdo 60 sekonda edhe na thoni po luajme futboll. Do e hani tocin edhe shqelmin e fundit do e hani nga Tirana fazen tjeter.