Bubeqi: Tani, një kampionat i ri për Korabin!

0

Korabi fitoi në transfertë me Erzenin, që kishte javë që renditej në vendin e dytë në Grupin A. Ndeshja u zhvillua në qytetin e Lezhës dhe u vendos nga dy gola të realizuar nga Alban Hoxha. Dorian Bubeqi, trajneri i dibranëve, analizon ndeshjes dhe thekson se ishte një ndeshje e hapur mes dy skuadrave që nuk kishin objektiva.

Për SportEkspres.com, Bubeqi deklaron: “Rezultati ishte i hapur si për ne, ashtu edhe për Erzenin. Duke qenë dy skuadra pa objektiva në këtë fazë të tretë, ne hymë në fushë për të dhënë më të mirën. Loja na e shpërbleu. Kjo fitore na fut në një kampionat të ri, këtë herë për vendin e dytë. Besoj se deri në fund do të jetë një garë e bukur për këtë synim”.

Bubeqi është i kënaqur edhe nga loja e katër të rinjve që ai aktivizoi Erzenin. “Duke qenë se gara jonë është e lehtë në këtë fazë të tretë, aktivizimi i të rinjve ka qenë një nga synimet që kam patur në skuadër. Me Erzenin luajtën Haka, Shehu, Hoxha e Disha, nga të cilët në tërësi jam i kënaqur. Në ndeshjen e radhës me Dinamon do të ketë të tjerë të rinj që do aktivizohen, por vendi i dytë mbetet tashmë objektivi ynë i ri”, përfundoi Bubeqi.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.