Devolli: Nuk e prisja këtë rezultat, më duhen ende disa afrime

Nisi me sukses aventura e Bledar Devollit në krye të pankinës së Kastriotit. Suksesi i thellë ndaj një rivali direkt natyrshëm që e ka gëzuar teknikun e krutanëve, i cili nuk lë jashtë vëmendjes edhe merkaton. Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” Devolli tregoi se pret ende lëvizje në merkato, por në të njëjtën kohë veçoi se beson shumë te mbijetesa dhe do të kalohet kjo situatë.

REZULTATI – “Fitoren e kisha menduar, por jo këtë rezultat. Kemi punuar mirë, kemi organizuar një grup të mirë. Kemi bërë mirë në fazën përgatitore dhe në miqësore, prandaj sot kisha shumë besim. Nuk e mendoja këtë rezultat, por kishim besim se nuk do të dilnim pa pikë. I kishim marrë masat para ndeshjes, e kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur dhe kjo fitore nuk ishte rastësi. Kjo fitore na bën mirë për moralin dhe të vazhdojmë punën me seriozitet.”

MERKATO – “Unë e kam thënë edhe drejtuesve, që të kemi një ekip konkurrues, na duhen dhe 2-3 lojtarë të tjerë. Një portier na duhet urgjentisht, pastaj mbrojtës dhe mesfushë. Jemi pak, nuk kemi shumë alternativa. Kampionati është i gjatë, dëmtime, kartonë dhe shumë faktorë të tjerë. Deri me datë 31 kemi kohë.”

OBJEKTIVI – “E thashë dhe më parë, jam i kënaqur me grupin që kam. Do të flasim sërish në qershor, pasi shumë ekipe do i kërkojnë lojtarët e mirë, duke marrë shkas nga cilësitë dhe talentit që kanë. Por duhet të jemi konkurrues dhe besoj se na duhen lojtarë. Nëse vazhdojmë kështu, do të besojmë te puna jonë dhe te mbijetesa.”

LOJTARËT – “Kemi kontingjent të reduktuar dhe lojtarët që luajnë në shumë pozicione, më bëjnë punë. Taulant Marku nuk luajti në rolin e tij, as Heraldi. I kam ndërruar shumë pozicion dhe po alternohemi për momentin. Unë nuk dua t’i lëviz, pasi dua t’iu marr më të mirën në rolet që kanë. Gjithsesi, unë kam besim te ta dhe duhet të vazhdojmë me këmbë në tokë. Kjo më takon mua dhe do të bëj maksimumin që të mbaj lojtarët me këmbë në tokë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online