Marku: Ishte finale për ne, ju tregoj ndryshimin mes Nicës dhe Devollit

Herald Marku shënoi një dygolësh në fitoren e thellë përballë Luftëtarit dhe sulmuesi është i lumtur. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, 23-vjeçari flet për fitoren dhe luftën për mbijetesë.

FITORJA – “Të them të drejtën, kështu si erdhi ndeshja as ne nuk e imagjinonim. Pesë gola të shënuar në fushë kundërshtare na japin një moral të jashtëzakonshëm. Kemi qenë shumë të përgatitur dhe kjo ndeshje shihej si një finale për ne. Nuk mund ta lejonim Luftëtarit të largohej me 10 pikë dhe kjo fitore ka vlera shumë më të mëdha.”

MBIJETESA – “Ne mendojmë gjatë gjithë kohës se mund të mbijetojmë. Kemi lojtarë shumë të mirë në skuadër, me çuna të rinj. Ekipi është i mbledhur dhe shpresoj që të bëjmë ndeshje të mëdha dhe të marrim rezultate.”

DEVOLLI – “Diferenca midis trajnerëve është strategjia e tyre. Me Nicën kemi pasur lojë më agresive dhe më mbrojtëse, ndërsa me Devollin kemi një frymë tjetër në skuadër. Lojë më të bukur dhe më sulmuese dhe kjo strategji na ndihmon neve që të shprehim të gjitha aftësitë tona.”

DYGOLËSHI – “Mendoj se kohë ka dhe nuk duhet të kënaqemi pas kësaj paraqitjeje. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë pika e fillimit për shpërthimin tim. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën në këtë sukses.”

NDESHJA – “Po, është e vërtetë. Patëm një lloj ngërçi pas golit të Luftëtarit, pasi kishim presion. Kundërshtari mori zemër dhe më shumë hapësira në fushë, por goli i tretë na qetësoi dhe ne e kishim më të lehtë të dilnim në lojën tonë. Duhet të ulim kokën, pasi jemi ende në vend të fundit. Të vazhdojmë me punë dhe të paraqitemi sa më mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online