Devolli: Më befasoi Partizani, Kosova ndryshe nga ne

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, ishte i pranishëm në emisionin “Fair-Play nga Enkeleida Zeko” në “Ora  News”. Tekniku gjirokastrit vlerësoi djemtë ekipit dhe presidencën e klubit për sezonin e bërë deri më tani. Ndër të tjera, Devolli foli mbi fitoren  e Luftëtarit ndaj Partizanit dhe faktin që në Shqipëri ushtrohet shumë presion te arbitrat.

“Realisht kemi një ekip të mirë, nga portieri deri në majën e sulmit. Kemi gërshetim lojtarësh me eksperiencë dhe çunash të rinj, të cilët kanë talent. Duhet vetëbesim, punë, seriozitet dhe të jemi me këmbë në tokë”.

“Nuk e di si ka qenë më përpara, por derisa kam ardhur unë, për çdo kërkesë time në stërvitje më është përgjigjur presidenti dhe e falënderoj për kushtet ideale të punës. Jemi një familje e madhe, ku po punojnë të gjithë. Po e bëjmë kampionatin e bukur dhe shpresoj që në fund të shpërblehet puna jonë. Kalendari na favorizon, por kjo punë do dhe pak fat”.

FITORJA E LUFTËTARIT – “Ndeshjen nuk pashë dot. Nuk ma priste mendja që Partizani do humbiste përsëri në kampionat. Megjithatë, bravo Luftëtarit që mori një fitore në Tiranë. Jo çdo ekip mund ta marrë”.

FILLIMI I KARRIERËS – “Unë e kam nisur shkallë-shkallë, në Kategori inferiore derisa erdha këtu. Disa trajnerëve u bie bingo dhe marrin drejtimin e ekipeve të mëdha pa trajnuar qoftë edhe një ekip moshash”.

LEKSIONE NGA KOSOVA – ”Unë kam punuar në Kosovë dhe nuk merrej njeri me gjyqtarin, aty po hidhej gur ndërpritej ndeshja dhe merrej rezultati në tavolinë. Duhet të ketë ligje që të rrisim cilësinë e futbollit. Arbitrat janë njerëz dhe gabojnë, nuk duhet t’i vëmë në presion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online