Devolli këshillon rivalin direkt: Ja çfarë i duhet Tiranës

0

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku diskutoi mbi transformimin që ka pësuar skuadra krutane që prej momentit ku ai u vu në krye të këtij posti. Gjirokastriti gjithashtu ka folur edhe për problemet që ka skuadra bardheblu e Tiranës, ku ai është aktivizuar në të shkuarën.

PROBLEME TE TIRANA – “Askush nuk e do Tiranën që të jetë në këto pozita. Kam luajtur aty tri vite dhe e dua atë klub. Një ndër armët më të forta që kam është mentaliteti fitues dhe e kam fituar aty, ai klub më ka dhënë shumë. Mendoj se faji fillon nga presidenti dhe drejtuesit e tjerë. Këtë e them pasi ekipit i mungon qetësia. Qoftë me anë të disa deklaratave që janë thënë gjatë ndeshjes, por edhe me problemet me tifozët kanë ndikuar. Në Gjirokastër ata ndaluan autobusin e skuadrës. Ekipi duhet të jetë i qetë. Kam vënë re që ekipi është futur në shumë presion. Edhe në ndeshjen e sotme ishte shumë i qetë, e dija qe ata po e ndjejnë shumë presionin”.

“Që ditën e parë që kam marrë Kastriotin jam mbështetur në tri parimet bazë që unë kam si trajner: Punë, disiplinë dhe harmoni. Në stërvitje s’na ka humbur asnjëherë entuziazmi. Harmonia ndoshta është arma jonë më e fortë”.

“Kam një ekip me lojtarë cilësorë. Djem të rinj që premtojnë. E kam thënë dhe më parë që kur të vijë qershori do të flitet shumë për këta djem”.

“Jam i qetë. I kemi bërë hyzmetin kësaj pune, vVetëm Partizani ka marrë më shumë pikë që kur kam ardhur unë në drejtim..  S’kam asnjë peng për atë që kam bërë tani. Për situatën e klubit para se të vija unë, nuk mund të flas. Nga dita e parë që kam shkuar, presidenti më ka siguruar çdo gjë që i kam kërkuar”.

GJYQTARËT E HUAJ – “Kam disa dyshime për disa raste brenda zonës, gjithsesi s’jam marrë ndonjëherë me gjyqtarët. Gjithsesi, jam i bindur se të dyja skuadrat ngelën të kënaqura. Më mirë që mor gjyqtar i huaj, ishte një vendim i drejtë nga Federata”.

EKSPERIENCA TE KAMZA – “Me Kamzën patëm disa probleme në fillim pasi disa nga lojtarët na erdhën me vonesël. Nuk ishte e thënë që ta çonim atë projekt deri në fund. U jam mirënjohës të dy presidentëve, që më dhanë mundësinë të luaj në Superiore. Tani ndoshta mund të kem shansin për të parë diku më lart, por të shohim”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.