FOTO | Ajaks-Juventus, sfida që ka në mes… 250 milionë €

Ajaksi do të presë Juventusin mbrëmjen e sotme në Amsterdam për të luajtur ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Italianët janë dukshëm favoritë, por dëshira e holandezëve mund t’u hapë jo pak probleme.

Në rast se i hedhim një sy formacioneve të të dy ekipeve dhe vlerave që janë shpenzuar për t’i pasur në ekip ata lojtarë, diferencat janë dukshëm të mëdha. Vetëm Kristiano Ronaldo është blerë sa dyfishi i të gjithë formacioni të Ajaksit.

Lojtari për të cilin “harkëtarët” kanë shpenzuar më së shumti është Dalej Blind. 16 milionë euro janë shpenzuar për të, ndërsa bie në sy emra si Van De Bek, De Ligt e Veltman, të cilët janë produkte të akademisë.

Gjithashtu Lase Shëne është marrë si lojtarë i lirë, ndërsa Frenki De Jong është blerë për vetëm 1 euro. Diferencat janë të qarta për sa i përket parave të shpenzuara. Tashmë fjalën e ka fusha.

Ajaksi: €54.550.001
Juventusi: €306.700.000
Diferenca: €252.149.999

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online