Mesfushori brazilian Fred ishte një ndër blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës. Mançester Junajtid derdhi 59 milionë euro në arkat e ukrainasve të Shaktar Doneck për të blerë kartonin e brazilianit. Pesë muaj mbas transferimit, situata nuk ishte ajo që priste lojtari.
Në një intervistë për mediet braziliane, Fred shprehu zhgënjimin për minutat e pakta, që kanë bërë që ai të mos thërritet më në kombëtaren braziliane, pas dy vitesh, ku ishte bërë pjesë stabël e grumbullime të “Seleçaos”.
“Kam luajtur pak dhe e kuptoj se përse nuk kam marrë ftesë nga profesor Tite (trajneri i Brazilit). Jam shumë i mërzitur, por më duhet të eci përpara. Kam pasur një fillim të vështirë te Junajtid. Te Shaktari luaja shumë, ndërsa këtu akoma s’jam përshtatur siç duhet”.
“Bëra një paraqitje të mirë në Champions kundër Young Boys. Patëm shumë raste shënimi, megjithëse goli i vetëm i takimit edhi në minutat e fundit”, tha 25-vjeçari.