“Dëshira e Modriç është që të qëndrojë në Madrid”

0

Transferimi i mundshëm i Luka Modriç tek Interi është njw nga temat më të nxehta të kësaj merkato. Edhe pse duhen dhe pak ditë që të mbyllet merkato gjithnjë e më shumë aludohet se kroati do të lërë kampionët e Europës për t’u transferuar në Itali.

Gjithsesi, së fundmi ka reaguar shoku i tij i skuadrës Lukas Vaskez, i cili tregohet i bindur se 32-vjeçari do që të qëndrojë tek Reali. Vaskez ka deklaruar se si dhe Modriç do të vijojnë të luajnë së bashku në Bernabeu

“Ne jemi të qetë dhe të mbështetemi tek ai. Shpresojmë që ai të kthehet në Madrid,”

“Nuk kam dyshim se ai do të qëndrojë. Në futboll nuk i dihet asnjëherë, por unë besoj se ai do të jetë një lojtar i Realit edhe edicionin e ardhshëm.“Nuk e di si ndihet, pasi nuk jam në kokën e tij, por jam  i sigurt se dëshira e tij është që të qëndrojë. Ne duam të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.